Isida Mollaymeri i bëri mikes së saj, Almeda Abazit, një shaka që habiti jo pak artisten.

Në një lojë në emisionin “E Diell”, Isidës iu kërkua si sfidë të telefonojë Almedën dhe ta njoftojë se do të marrë pjesë në një fotosesion ku do të pozojë pa të brendshme.

Isida: Alo, dashuri

Almeda: Zemra ime, si je ti

Isida: Dëgjo, kam ardhur të të them një gjë, po desha të të marr një mendim. Kam marrë një kontratë për të bërë foto, të jem imazhi i një kompanie, por duhet të bëj foto topless.

Almeda: Si topless?!

Isida: Pa reçipeta

Almeda: E çfarë mendon ti?

Isida: Unë thjesht, meqë ishin shumë lekë, thashë nëse më thotë Almeda, se më bën llafe

Almeda: Po çfarë lekësh, unë ku ta gjej të ta mbyll ‘Instagram-in’, tani më vjen me topless. Nuk ke nevojë të më marrësh fare mendim për këtë gjë, ti e di

Më pas, Almeda mësoi se e gjitha ishte shaka, ndërkohë që moderatorja Nevina Shtylli e përshëndeti nga studioja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA