Biznesmeni, aktivisti dhe ikona e LGBT+, Elton Ilirjani ka postuar sot në profilin e tij thirrje për komunitetin LGBT+ nëpër botë në ditën e Krenarisë.

Mesazhi i tij ka qenë  motivues për këtë komunitet, ndërsa e ka shoqëruar me video, ku duket shumë ndryshe.

Një transformim total. Ai e quan veten “Mama” të komunitetit LGBT+ dhe u bën thirrje gjithë LGBT+ mos të kenë frikë dhe se kanë mbështetjen e “Mamas” dhe “Papas” së këtij komuniteti dhe që janë tashmë me shumë vite eksperiencë dhe të fortë në lobimin botëror.

Ai madje, në një nga postimet në rrjetet sociale, shprehet se ai vetë jep edhe jetën për të drejtat e LGBT+. Mesa duket, një përballje e hapur me konservatorët që kanë në shenjestër LGBT+ kohët e fundit. Eltoni duket në formë dhe tepër i vendosur në lëvizjen e tij në mbrojtje të të drejtave të personave LGBT+.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel