Vdesin 18 emigrantë, rrëzohet murri që rrethon enklavën spanjolle pranë Marokut

25/06/2022 11:37

Ëndrra e një jete më të mirë përfundoi në tragjedi për 18 emigrantë që gjetën vdekjen teksa tentonin kalimin në enklavën e Melilës në Spanjë.

Zyrtarë nga Maroku pohuan se shume persona të tjerë mbetën të plagosur kur një turmë prej gati 2000 vetësh iu afrua enklavës në mëngjes dhe gati 500 prej tyre arritën të kalonin kufirin pasi prenë një gardh rrethues. 13 vetë humbën jetën nga plagët e marra gjatë këtij inkursioni, ndërsa 5 të tjerë ishin konfirmuar të vdekur më herët.

Autoritetet marokene thanë se dia prej tyre kishin rënë nga barrier që ndan dy vendet. Sipas tyre, gjatë kësaj përpjekjeje masive për kalim të kufirit dhe përplasjeve që e pasuan, vec 76 emigrantëve u plagosën edhe dhjetera punonjës sigurie. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez e dënoi ashper “sulmin e dhunshëm”, për të cilin fajësoi “mafiozët që trafikojnë qenie njerëzore”.

Kjo ishte hera e parë që një numër kaq i madh emigrantësh tenton të kalojë zonën kufitare, që kur Spanja dhe Maroku rikthyen marrëdhëniet diplomatike në muajin mars. Dy shtetet e rivendosën komunikimin pasi Madridi mbështeti  planin e Marokut për autonomi në rajonin e kontestuar të Saharasë Perëndimore.

Melilla dhe Ceuta, një tjetër enklavë spanjolle, janë kthyer në vitet e fundit në pika kyçe për emigrantët e zonave sahariane, që përpiqen ta kalojnë ne Europë.

Top Channel