I ftuan në Bruksel e nuk i dhanë asgjë; për raportuesen e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka vetëm një mënyrë për të përshkruar takimin e shumëpritur të nivelit të lartë, që në fund, rezultoi zhgënjyes për vendet e rajonit.

“Ky samit BE-Ballkani perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Vetëm një person është i lumtur për këtë situatë, dhe ai është i ulur në Kremlin.”

Von Cramon kujtoi se Bosnjë e Hercegovina nuk ka marrë as statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u lanë sërish në pritje për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe Kosovës i është mohuar liberalizimi i premtuar i vizave. Në samitin e 23 qershorit ndërkohë, që nxorri duarbosh Shkupin e Tiranën, iu dha statusi i vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë. Von Cramon e pati një koment edhe për këtë vendim të përshendetur si historik: ajo e quajti me ironi si një lloj pazari “shumë të lirë”, dhe shumë pak vlerë praktike.

Top Channel