Gjendet destrojeri i zhdukur amerikan: Në këtë thellësi, nuk qe zbritur ndonjëherë!

25/06/2022 14:22

Ishte zhdukur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, dhe vetëm tani, një destrojer i marinës amerikane është arritur të gjendet gati 7,000 metra nën nivelin e detit në Filipine, çka e bën atë anijen e mbytur të zbuluar në thellësinë më të madhe që është regjistruar ndonjëherë në botë.

USS Samuel B Roberts u fundos gjatë një beteje pranë ishullit të Samarit 25 tetorin e vitit 1944, kur forcat e Shteteve të Bashkuara po luftonin për të çliruar nga pushtimi japonez Filipinet, asokohe një koloni amerikane.

Një ekip zhytësisht filmoi tani destrojerin që prehet prej dekadash në fund të detit, pohoi kompania e teknologjisë nënujore me bazë në Teksas, Caladan Oceanic. Imazhet e publikuara prej saj treguan lëshuesin e silurëve dhe vendet e armëve.

Kjo luftanije e vogël bëri një rezistentencë të madhe e luftoi deri në fund, tha themeluesi i Caladan Oceanic, i cili e pilotoi vetë mjetin e përdorur për zhytjen. Sipas të dhënave të marinës amerikane, ekupiazhi i Sammy B lundroi për gati tre ditë në pritje të ekipeve të shpëtimit, por një pjesë e të mbijetuarve humbën jetën nga plagët e marra apo nga sulmet e peshkaqenëve.

Nga 224 anëtarë ekuipazhi, 89 vdiqën. Sammy B ishte një nga katër luftanijet amerikane që u fundosën asokohe gjatë betejës së  Leyte, kur përgjatë disa ditësh pati luftime të ashpra mes forcave amerikane dhe atyre japoneze.

Top Channel