​Zelensky: Ukraina nuk është më një urë lidhëse mes Perëndimit dhe Rusisë

25/06/2022 08:43

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti statusin e vendit të tij si një kandidat për anëtarësim në BE si një pikë kthese në një fjalim video të publikuar, ku tha se Ukraina nuk është një urë, as një jastëk midis Perëndimit dhe Rusisë.

“Ukraina nuk është një urë, as një jastëk midis Perëndimit dhe Rusisë, as një tampon midis Evropës dhe Azisë, as një sferë ndikimi, as një zonë gri, as një vend tranzit. Ukraina është një partner i ardhshëm i barabartë për të paktën 27 vende të BE-së. Ajo nuk do të jetë më vend i tretë por do të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, tha ai.

Vendimi do të ndryshojë historinë, tha në video udhëheqësi parlamentar Ruslan Stefanchuk.

“Ne nuk mund të ndryshojmë gjeografinë. Rusia do të vazhdojë të jetë fqinji ynë. Por në këtë rast historia e ka mundur gjeografinë, theksoi ai

Top Channel