Këngëtari Mr. Elvis ka bërë një krahasim mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, mes vajzave shqiptare sot dhe të kohëve më parë. Këngëtari tha se ka një diferencë të madhe mes tyre, pasi më parë ishin më të edukuara e më të ndrojtura dhe vajzat e ditëtve të sotme duhet të dinë të “frenojnë” pak.

Donald Veshaj: Çfarë mendimi ke për vajzat shqiptare atëherë dhe vajzat shqiptare sot?

Mr Elvis: Në kohën time kanë qenë pak më të ndrojtura, tani duhet ti fusin pak frena dore.

Donald Veshaj: Pse e thua këtë?

Mr Elvis: Dua të them që të paktën për sa i përket sjelljes dhe edukatës duhet të jenë pak më… me guaskën, ta mbajnë në xhep. Jo të hyjë kush të dojë.

Top Channel