Jurist i njohur Sokol Hazizaj, i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk komentoi akuzat e Partisë Demokratike ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët kërkojnë që t’i hiqet mandati i deputetes.

Ai u shpreh se është Gjykata Kushtetuese që e identifikon në mënyrë përfundimtare karakterin e papajtueshëm mes cilësisë të deputetit në rastin konkret të ministres me përthithjen e investimeve publike,

“Pa e paragjykuar rastin mënyrën se si e shoh unë si njohës i ligjit do të thotë se këto janë instrumente poetike dhe kushtetuese dhe në brendinë e tyre kanë formate të karakterit ligjor për të zbuluar papajtueshmërinë mes mandatit dhe përfitimeve, ajo që do të vlerësoja është fakti se komisioni i mandatave ka rënë në grackën politike të opozitës. Ajo që përfundimisht e identifikon karakterin e papajtueshëm mes cilësisë të deputetit në rastin konkret të Xhaçkës me përthithjen e investimeve publike është Gjykata Kushtetuese. Filtri që i ka lënë Kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit pse jo në mënyrë themelore vetë ligji për funksionin e Gjykatës Kushtetuese, i ka dhënë konstatimin, detyrimin për të konstatuar këtë lloj konflikti”, tha Hazizaj.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i asaj kohe të komisionit të mandateve mund të ketë qenë më shumë vendim politik se sa juridik dhe identifikimi apo analize provash gjykata funksionin e ka si shkallë e parë duke bërë analizën e provës. Unë mendoj se në rastin konkret një material bruto edhe i komisionit ashtu siç e di opozita, i karakterit politik që dje i është përgjigjur me arrogancën e padijenisë së ministres, pa iu futur analizës së provave nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese të mund të përballojë arrogancën e pushtetit të sotëm. Kjo gjykatë mund të veprojë si në rastin e zonjës Leskaj do t’i kthehej komisionit të mandateve, vendimmarrja në komisione me shumicë të thjeshtë është e maxhorancës e cila ka përballë dy PD që nja shkon me maxhorancën dhe tjetra pa maxhorancë”, shtoi Hazizaj.

Kujtojmë se para pak ditësh, deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, pasi sipas tyre ka dhënë padrejtësisht statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Një ditë më parë, demokratët kërkojnë t’i hiqet mandati i deputetes ministres Olta Xhaçka. Në mocionin e grupit nismëtar të udhëhequr nga Gazment Bardhi të nënshkruar nga 14 deputet demokrat pretendohet se ministrja Xhaçka është në shkelje te mandatit pasi bashkëshorti i saj, ka përfituar statusin e investitorit strategjik në shkelje të Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA