Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit.
Në një reagim në Twitter, Rama shprehet se njësoj siç ka Bullgaria problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale. “Hiqni veton, ose më duroni mua”, thekson Rama.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq të lehtë: Hiqni VETO-n ose duroni me mua”, shkruan Rama.
Oh! Bulgaria’s Foreign Ministry has an issue with my way of speaking!Fair enough.I have an issue too with the way Bulgaria wants to solve biletaral issues by using the enlargement process as e vehicle of kidnapping two NATO countries! Easy friends:Lift the VETO or bear with me!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022
Pa kaluar pak çaste, Rama ka reaguar sërish në Twitter për Bullgarinë, ku thotë se miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin dhe i japin dorën njëri-tjetrit. Ai ka zbuluar se pati një telefonatë me Boyko Borissov për të zgjidhur çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri.
“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, shkruan Rama.
And by the way let me remind you dear Bulgarian friends that it took a short phone call with @BoykoBorissov to settle friendly&honestly the issue of the Bulgarian minority in Albania!Real friends do not harm each other, but they speak truthfully to each other and they deliver!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022
Ndërkohë, një reagim për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama dje në Bullgari, ka ardhur edhe nga Sali Berisha. Në një konferencëpër mediat, Berisha e quan skandaloze gjuhën e përdorur, teksa i kërkon ndjesë Bullgarisë në emër të PD-së.
“Skandaloze gjuha e përdorur e Ramës ndaj Bullgarisë. Bullgaria është një vend mik. Në emër të PD-së i kërkojmë ndjesë Bullgarisë, dhe i garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por është mendimi një aventurieri, i një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Kemi pasur një djep të rilindjes ne atje”, tha Berisha.
Top Channel