Maturantët përfunduan sezonin e provimeve këtë të premte duke u testuar në provimin e katërt, në lëndët me zgjedhje.

Në 167 qendra testimi të administruara nga 7000 mësues në të gjithë Shqipërinë rreth 33 mijë maturantë ju nënshtruan provimit të fundit duke shprehur emocionet e mbarimit të 3 viteve gjimnaz, për të vijuar rrugëtimin arsimor drejt universitetit.

Në listën me 11 lëndë, çdo maturantë kishte zgjedhur një prej tyre, atë që ka prirje si dhe që ndikon për të fituar degët universitare që duan. Por teksa nxënësit e lëndëve shoqërore ishin të qetë për përgjigjet e dhëna në test, të shqetësuar dolën nga provimi nxënësit që kishin zgjedhur lëndët shkencore.

Ndryshe nga vitet e shkuara maturantët janë të kënaqur me hartuesit e tezave të cilët sipas tyre janë treguar më të kujdesshëm në nivelin e vështirësisë, për shkak të mangësive që kanë prej mësimdhënies në kohë pandemie.

Provimi nisi në orën 10 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta, por gjatë kohës së zhvillimit të testit, tezat qarkullonin në rrjete sociale, edhe pse rregullorja e maturës nuk lejon përdorimin e telefonit në qendrat e testimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA