Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën ligjore për abortin, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një vendim 50-vjeçar që e legalizoi atë në mbarë vendin.
Gjykata rrëzoi vendimin historik Roe kundër Wade, disa javë pasi një dokument i paprecedentë i zbuluar sugjeroi që ajo favorizonte një gjë të tillë.
Vendimi do të ndryshojë të drejtat e abortit në Amerikë, me shtetet individuale që tani dotë ndalojnë procedurën.
Gjysma e shteteve amerikane pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja.
Trembëdhjetë shtete kanë miratuar tashmë të ashtuquajturat ligjet pro abortit, që automatikisht do ta shpallin këtë aktivitet të jashtëligjshëm pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Në total, qasja ndaj abortit pritet të ndërpritet për rreth 36 milionë gra të moshës riprodhuese, sipas hulumtimit nga Planned Parenthood, një organizatë e kujdesit shëndetësor që ofron aborte.
Top Channel