Lufta e përqendruar në Donbas/ Guvernatori: Asnjë vend në rajon nuk është i sigurt

24/06/2022 12:14

“Beteja e ashpër mes forcave ruse dhe ukrainase në rajonin e Donbasit rrezikon jetën e çdo qytetari”.

Ukraina është e pushtuar nga fqinji i saj prej katër muajsh. Në Donestk, aty ku prej javësh janë është përqëndruar agresioni rus, nuk ka siguri për banorët, thotë guvernatori Pavlo Kyrylenko.

“Nuk ka asnjë vend, asnjë qytet të sigurt në rajonin e Donetskut. Të dhëna të inteligjencës tregojnë se çdo drejtim është i rrezikshëm, nga lëvizjet e armikut”.

Sipas Kyrylenkos, prioriteti kryesor tani është të ndalojnë përparimin e rusëve në qytetet Slovyansk dhe Kramatorsk rreth 80 kilometra, më në perëndim.

Në zonë ka ndërprerjeve të energjisë dhe furnizimeve me ujë dhe gaz. Megjithatë, evakuuimet vazhdojnë. Rreth 45.000 njerëz kanë mbetur në qytet, rreth një e treta e popullsisë së paraluftës.

Sipas inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, rusët kanë pësuar humbje të mëdha në rajonin që në fillim e konsideronin të lehtë ta merrnin në zotërim. Milicia e Donetskut ka humbur 55% të forcave të saj.

Forcat ruse tani po përparojnë në qytetin e Severodonjeckut dhe zyrtarët thonë se trupat ukrainase janë të detyruara të tërhiqen.

Të dielën, udhëheqësit e vendeve të G7-s do të takohen në Gjermani për të vazhduar më tej përgjigjen nëpërmjet sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë. Javën tjetër, anëtarët e NATO-s do të takohen në Spanjë për të diskutuar sigurinë e ndërsjellë në mes të pushtimit, me Finlandën dhe Suedinë që kërkojnë t’i bashkohen aleancës.

Një ditë më parë, liderët e Bashkimit Evropian i dhanë Ukrainës statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në bllokun prej 27-vendesh. Vetëm katër ditë pasi Rusia nisi luftën e saj, Ukraina aplikoi për t’u bërë anëtare e BE-së dhe pas katër muajsh, mori dritën jeshile nga unioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA