Autorja Olsa Muhameti ka folur së fundmi për lidhjen e shumëpërfolur të moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Olsa tha se Bora është shumë e kujdesshme se kurrsesi nuk e ka përdorur këtë histori për famë apo për vëmendje.

“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndosha të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, tha Olsa.

Nga ana tjetër, gazetarja Jonida Alickolli tha se e gjithë situate ishte në favor të tyre sepse njerëzit flasin shumë për ta dhe kjo përkthehet në të ardhura.

E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin,a ta nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.

Edhe pse i gjithë rrjeti zien prej kohësh, moderatorja ende nuk ka konfirmuar apo dhënë ndonjë shenjë për një rikthim me Donald Veshajn. Ky i fundit, i ka dhënë “sinjalet”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel