Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Pas disa orësh debat, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin veton sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim.

Ky propozim është hapi i parë drejt marrjes së dritës jeshile  dhe fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Tashmë propozimi duhet të pranohet nga Këshilli i Ministrave, i cili do ta dërgojë në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA