Akuzohet për abuzime, arrestohet ish-zëvendësministri i Kilit! 59-vjeçari…
15/11 22:46
Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych, u ka kërkuar banorëve të qytetit të largohen.
“Unë sugjeroj të gjithë ata që duan të qëndrojnë gjallë të largohen nga qyteti. Rreth 230,000 njerëz mbeten në qytetin e Mykolayiv tani,” tha kryebashkiaku.
Rrugët e evakuimit jashtë qytetit janë në drejtimet e Odesa, Kryvyi Rih dhe Kiev.
Ai e përshkroi situatën në përgjithësi shumë të keqe, ku qyteti bombardohet çdo ditë.
Kryebashkiaku tha se 111 njerëz janë vrarë dhe 502 persona janë plagosur, duke përfshirë gjashtë fëmijë.
Top Channel