Politika shqiptare ka përshëndetur vendimin e parlamentit bullgar për heqjen e vetos për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë Edi Rama tha se pati një telefonatë me kreun e opozitës bullgare Boyko Borissov, të cilin e falenderoi për rolin e tij në heqjen e vetos. Rama shkruan se partia e tij shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe të BE-së, teksa i bëri thirrje kësaj të fundit që të veprojë shpejt.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.
Just got a call from @BoykoBorissov. I couldn’t thank him enough for his kind thought to call me,but could thank him for his defining role in getting rid of the VETO in parliament! Real friend,real leader.His party GERB&Others saved the face of Bulgaria&EU!Now EU should act fast!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022
Edhe Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e quan lajm të shumëpritur nga Bullgaria heqjen e vetos për Maqedonin e Veriut. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se ky votim i hapi rrugën edhe Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.
Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende“, shkruan Meta.
Parlamenti bullgar miratoi sot propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Pas disa orësh debat, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin veton sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim.
Top Channel