“Dhuna nuk ka vend në demokraci”/ Nga Macron te kryeministri i Spanjës, liderët botërorë lënë pas mosmarrëveshjet dhe reagojnë për sulmin ndaj Trump 26/04 12:10
Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Pas disa orësh debat, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin veton sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim.

Ky propozim është hapi i parë drejt marrjes së dritës jeshile dhe fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Tashmë propozimi duhet të pranohet nga Këshilli i Ministrave, i cili do ta dërgojë në Bruksel.
Top Channel