4 muaj luftë! Ekspozita për gazetarët e vrarë dhe të plagosur gjatë raportimit (Fotot)

24/06/2022 11:46

Katër muaj betejë dhe sulmesh të ashpra në Ukrainë, nuk kanë kursyer jetët e gazetarëve dhe fotoreporterëve që kanë raportuar nga vija e frontit.

Gazetarët e vrarë ose të plagosur u nderuan përmes një ekspozite në Kiev, të titulluar “Lufta nuk ka mbaruar ende”.

Kjo është luftë që po u merr jetën qytetarëve tanë, thotë një nga organizatoret.

“Duam të tregojmë lufta vazhdon, nuk ka mbaruar. Civilët po vriten! Po vdesin gazetarë ukrainas dhe të huaj. Prandaj kërkojmë nga mediat e huaja të vazhdojnë t’i tregojnë botës për krimet e Rusisë në vendin tonë”.

Portrete të gazetarëve dhe punonjësve të medias, viktima të konfliktit, të vendosura në tabelat bardh e zi në qendër të kryeqytetit, tërheqin vëmendjen e ukrainasve.

Producenti amerikan Brent Renaud është gazetari i parë që u vra në nga forcat ruse në 13 mars.

Operatori i Fox Neës, Pierre Zakrzewski, vdiq më 14 mars së bashku me producenten ukrainase Oleksandra Kuvshynova. Automjeti i tyre u godit nga zjarri, duke plagosur korrespondentin Benjamin Hall, jashtë kryeqytetit ukrainas.

Francezi Frederic Leclerc-Imhoff, vdiq më 30 maj duke shoqëruar civilët në bordin e një autobusi evakuimi në lindje të Ukrainës.

Tetë reporterë janë raportuar të vrarë dhe 16 të tjerë të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel