Roland Lami: Vetoja bullgare shfajëson rolin e ekzekutivit për plotësimin e kritereve për në BE, meritokracia bëhet zero

23/06/2022 22:06

Politologu Roland Lami e ka përshkruar mbrëmjen e sotme veton bullgare, si një zerim të skepticizmit dhe shfajësues të rolit të ekzekutivit në lidhje me kriteret që duhet të plotësohen për anëtarësim në BE.

Alfred Lela: Këto gjëra që ne i diskutojmë me shumë zjarr nuk i dinë fare të huajt. Të mbajmë mend që ne nuk jemi kardinali në këtë katedralen e madhe, jemi djemtë e korit. Na vjen keq që kryeministri del jashtë vetes e sillet ashtu, ne këtu ia lejojmë e i marrim si batuta. Kjo është një mënyrë e tij për të sharë të gjithë. Është një sjellje jo reflektive për dështimin e tetë. Ajo që ndodhi sot është kronika e një historie që filloi në 2014.

Roland Lami: Në konsumin politik ka rëndësi shpejtësia në të cilën heq qeveria për të bërë të mundur qëllimin. Dalja në pah e vetos Bullgare dhe zerimi i skepticizmit të gjithë vendeve anëtare, e bën ç’fajësues rolin e ekzekutivit në lidhje me kriterin që duhet të plotësohen. Vetoja Bullgare e ka bërë zero meritokracinë. As sot nuk i ka të rregulluara ekzekutivi kriteret por vetoja bullgare ia heq rëndësinë.

Top Channel