Portreti i parë i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit është realizuar  nga piktori Jamie Coreth.

Portreti është ekspozuar në Muzeun Fitzwilliam të Universitetit të Kembrixhit.

Vepra artistike e Princit William dhe Katerinës u porosit vitin e kaluar nga Fondi Mbretëror i Portretit të Cambridgeshire si dhuratë për njerëzit e qarkut.

Coreth tha se krijimi i tij ishte privilegji më i jashtëzakonshëm i jetës së tij.

Çifti mbretëror u takua me piktorin teksa vizitonte Muzeun Fitzëilliam më herët për të parë portretin gjatë ditës së parë të ekspozimit publik.

Artisti zgjodhi të nderojë qytetin e Kembrixhit duke përdorur tonet dhe ngjyrat e shumë prej ndërtesave të tij historike prej guri në sfondin e portretit, si dhe duke përdorur një motiv arkitekturor gjashtëkëndor që shihet në ndërtesa në të gjithë qytetin.

Ndërsa piktura është e ekspozuar në muze, Fondi Mbretëror i Portretit të Cambridgeshire planifikon ta përdorë atë për të inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë nga qarku që të interesohen për artin.

Coreth tha se donte ta portretizonte çiftin mbretëror si “të relaksuar dhe të afrueshëm, si dhe elegant dhe dinjitoz”.

Ai tha: Meqenëse është portreti i parë që i përshkruan ata së bashku, dhe veçanërisht gjatë kohës së tyre si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, doja që imazhi të ngjallte një ndjenjë ekuilibri midis jetës së tyre publike dhe asaj private.

Në portret, dukesha ka veshur një fustan nga marka me bazë në Brighton, The Vampire’s Wife, raporton British Vogue.

Princi William më parë  mori portretin e tij zyrtar në 2014 nga artisti i lindur në Cardiff, Dan Llyëelyn Hall, i cili u bë personi më i ri që pikturoi Mbretëreshën në vitin 2013.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA