Aktori i famshëm, Blerim Destani zhvilloi një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai u shpreh se është pjesë e një seriali në Netfliks të titulluar “Truck”, ndërsa pritet të bëjë xhiron e botës.

Destani tha se e presin më pas disa pushime pas një pune të gjatë dhe të lodhshme në xhirime.

“Nuk mendoj se në ditë mund të jetoj në Shqipëri, por nuk i dihet, më shumë jam duke punuar në Amerikë dhe Gjermani. Ja ky projekt më solli, shpresoj që në të ardhmen të vij me një projekt tjetër, Shqipëria më pëlqen shumë. Biznesi si një lloj hobi në biznes. Në Netfliks një serial sapo ka mbaruar do të shfaqet në Netfliks titullohet “Truck”, përndryshe para këtij xhirova. Edhe pse kam fituar një rol në një serial francez besoj nuk do ta pranoj se ka muaj që se kam parë familjen, kam nevojë për një pushim të vogël, pas këtij filmi nuk e di çfarë do të bëj”, tha Destani.

Top Channel