Gazetari Alfred Lela është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story” se batutat e Ramës ditën e sotme në samitn e Bashkimit Evropian, treguan vetëm se kryeministri u mundua të fshehë problemin nëpër mjegull.
Nga ana tjetër politikani Menduh Thaçi, tha se këto batuta mund të shkaktojnë edhe probleme, pasi ne nuk kemi pasur kurrë konflikte me Bullgarinë dhe kjo mund të nxisë një konflikt të ri.
Alfred Lela: Një konflikt i dytë që minon përpjekjen e kryeministrit tonë për të fshehur problemin. Në vend që të përballemi e problemin ne gjejmë mjegulla ku ta fshehim. Putini i sëmurë e gjëra të tilla janë batuta që nuk shqetësojnë askënd e nuk I bijnë askuj në sy. U bënë tetë herë që I trokasim te porta, këtë radhë na penguan por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para tre vitesh edhe ne e penguam Maqedoninë e Veriut. Duhet të përballemi me problemin si qeveri e si opozitë. Kjo është kombëtare përfshin të gjithë shqiptarët. Kjo është e vetmja dalje, batuta mund të themi të gjithë por batutat e një vendi të vogël si Shqipëria nuk bëjnë fare zhurmë e nuk ngrenë peshë.
Menduh Thaçi:Ne kurrë nuk kemi pasur konflikte të hapura me Bullgarinë. Duhet të kemi shume kujdes sepse kjo gjuhë hap probleme. Nuk duhet të harrojmë se ne e kemi problemin kryesor me Serbinë, jo me bullgarinë e Rusinë. Konflikte kurrë shqiptarët nuk kanë pasur me bullgarët. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë të qartë kush është komandues I këtij procesi. Situata është shumë serioze. Nuk e di sa e din Shqipëria. Nuk është aq e thjeshtë. Në pyetjet e shqiptarëve për të ndihmuar këtë proces, përgjigjet janë të gjitha pozitive. Rama duhet ti rrinte larg se është problematike. Unë e kuptoj kryeministrin se është situatë e rëndë, është zhgënjim sa herë vijnë në Shqipëri thonë do e zgjidhim.
Problemi në Maqedoni duhet të zgjidhet brenda, maqedonasit duhet të pranojnë atë çfarë thotë Bullgaria.
Top Channel