Pasuri me vlerë dy milionë euro është sekuestruar këtë të mërkurë në Tiranë gjatë operacionit të koduar “Summer 2022”.
E gjithë pasuria dyshohet të ketë ardhur si pasojë e aktiviteteve kriminale, ndërsa u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestrimit ndaj pasurive të personit me iniciale R. P., banues në Tiranë.
39-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa në vitin 2007 është dënuar me 7 vjet burg në Shqipëri, për të njëjtën vepër penale.
Pasuria me vlerë dy milionë euro përfshinte një arë në zonën e Valare të Gjirokastrës, 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.
Sipas policisë, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ai dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Top Channel