Këngëtarja Aurela Gaçe është e ftuara e radhës në “Goca dhe Gra”.

Në një intervistë plot energji, Aurela komentoi edhe pompat që bën ajo herë pas here nëpër koncerte.

Ajo u shpreh se këtë veprim e bën për të treguar forcën femërore dhe se po të dojë njeri gjithçka arrihet.

“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën twerk, mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, mirë bëjnë  nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot twerk se më zuri vonë , unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…E nisa me shaka”, tha këngëtarja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel