Shtetet e Bashkuara kanë filluar të nxjerrin vaksinat e COVID-19 për fëmijët deri në gjashtë muaj pas marrjes së miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Vaksinimi i fëmijëve ka qenë gjithmonë një temë shumë e gjerë diskutimi, duke nisur që nga siguria që ata kanë pas marrjes së dozave.
Sa doza nevojiten?
Vaksina e Moderna është një regjim me dy doza për fëmijët nga 6 muaj deri në 6 vjeç, të cilat jepen me 28 ditë.
Vaksina Pfizer/BioNTech është e ndarë me tre doza për fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Dy dozat e para jepen me një distancë prej 21 ditësh dhe e treta administrohet të paktën dy muaj pas të dytës.
Të dyja kompanitë kishin kërkuar versione me doza më të ulëta për fëmijët më të vegjël në përpjekje për të reduktuar efektet anësore.
Sa efektive janë vaksinat?
Sipas Reuters, vaksina e Moderna-s u vlerësua të ishte 50.6% efektive në parandalimin e infeksioneve tek fëmijët 6 muaj deri në 2 vjeç dhe 36.8% efektive për fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç.
Nuk dihet ende se sa efektive është vaksina Pfizer/BioNTech në parandalimin e infeksionit te personat nën moshën 5 vjeç për shkak të numrit të ulët të rasteve simptomatike COVID-19 tek fëmijët në testimin e saj.
A janë vaksinat të sigurta për fëmijët?
Asnjëra nga vaksinat nuk ka ngritur ndonjë çështje serioze të sigurisë në prova.
Inflamacioni i zemrës i njohur si miokarditi dhe perikarditi janë një nga efektet anësore tek të rinjtë, por ka pasur pak raste të raportuara në Shtetet e Bashkuara te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Cilat janë efektet anësore?
Disa fëmijë raportuan dhimbje dhe ënjtje në vendin e injektimit pas vaksinimit nga të dyja vaksinat.
Vaksina me dozë të ulët të Pfizer në përgjithësi tolerohej më mirë, me vetëm pak më shumë pjesëmarrës që morën vaksinën dhe ankoheshin për ethe, nervozizëm ose lodhje krahasuar me ata që morën një placebo (medikament që shkakton efekte).
Në moshat 2 deri në 4 vjeç, 33.7% që morën dozën e dytë të vaksinës raportuan një nga këto efekte anësore, krahasuar me 32.2% që morën placebo.
Për vaksinën e Moderna-s, 58.9% e fëmijëve 3 deri në 5 vjeç raportuan një lloj reagimi si ethe, dhimbje koke ose lodhje pas marrjes së dozës së dytë, krahasuar me 37.2% të pjesëmarrësve që morën placebo (medikament që shkakton efekte).
Top Channel