Një projekt rishumimi duket se ka bërë që shkaba e zezë(Aegypius monachus) të rishfaqet në vargmalet e Bullgarisë pasi specia e rrallë kishte vuajtur humbje të habitatit dhe vdekje nga helmimet e paqëllimshme.

Shpendi konsiderohet si grabitqari më i madh e më i rëndë në Evropë dhe jetonte i përhapur në të gjithë kontinentin, por numrat e tyre ishin reduktuar ndjeshëm dekadat e fundit, sipas raportimeve prej helmimeve nga ushqimi ose semundjet.

Një vit më parë mediat celebronin ripopullimin e kësaj specieje në Shqipëri, por tashmë ajo është parë dhe mbi vargmalet Rodope që vijojnë nga jugu i Bullgarisë deri në Greqinë verilindore.

Projekti i konservimit raportohet se ka zhvendosur 17 zogj të tillë nga Spanja me qëllim rivendosjen e species në rajon.

Shkaba e zezë konsiderohet specie kyçe për ekosistemin malor në lidhje me ushqimin e saj me kufomat e kafshëve të ngordhura, çka ndalon përhapjen e sëmundjeve si antraks ose tërbimi.

Zogu madhor ka një gjatësi krahësh të hapur prej 3 metra dhe peshon ndoshta më shumë se 14 kg.

Vargmali Rodope mund të jetë habitati ideal për specien, pasi në të është bërë dhe një rehabilitim i specieve të tjera si drerët e kuq, bizonët, kuaj Kaçakan dhe mëzi Konik.

Zonat strehojnë gjithashtu ujq, çakallë të artë, ketrin evropian dhe arinj të murrmë.

Popullata e shkabës së zezë evropiane ndahet në dy degëzime, atë perëndimore dhe pjesën tjetër të izoluar në zonat e Ballkanit.

Spanja me rreth 2,500 çiftet e konservuara të shkabave është bër burimi kryesor i riprezantimit të species në rajone evropiane si Pirenetë, Cevennes në Francën jug-qendrore dhe në Alpet Franceze.

FOTO GALERI
1/4
Shpendi konsiderohet si grabitqari më i madh e më i rëndë në Evropë

Top Channel