Futbollisti me famë botërore Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes orët e fundit për shkak të një aksidenti që ndodhi me makinën e tij.
Bugatti me vlerë 2.5 milionë eurosh u përplas ditën e djeshme nga turpëroja i tij, i cili së bashku me vëllain binjak prej disa kohësh merren me sigurinë futbollistin.
Thuhet se një nga truprojat e Ronaldos përplasi mjetin luksoz në një cep të shtëpisë së pushimit të futbollistit.
Të dy ata kanë shërbyer si ushtarë në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan dhe sipas mediave portugeze thuhet se janë shumë të zotë për tu përfshirë në punën që bëjnë.
“Sergio dhe Jorge vishen elegante dhe duken shumë normale. Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por ata janë të shpejtë për të menduar, parë dhe vepruar në momentin e duhur”, tha një burim i mediave portugeze.
Ndoshta një ironi fati por Sergio dhe Jorge Ramalheiro nuk janë dy, por tre vëllezër binjakë.
Zyrtarisht nuk dihet nëse ishte njëri prej binjakëve që përplasi makinën e Ronaldos, apo një tjetër pjesëtar i sigurisë së tij, por mësohet se nuk kishte persona të lënduar.
Top Channel