Një qytet i ri po ndërtohet në ujërat e Oqeanit Indian, por me një veçanti shumë të madhe siç është lundrimi.

Ky qytet lundrues do të ndërtohet vetëm 10 minuta larg me varkë nga Male, kryeqytetin e Maldiveve me një kapacitet prej 20,000 banorësh.

Në projektin fantastik janë përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla, duke siguruar gjithça nevojitet.

Sipas CNN, banorët do të fillojnë të vendosen në fillim të vitit 2024 dhe i gjithë qyteti do të përfundojë deri në vitin 2027.

Arkitektura tregon se do të ketë 1,190 ishuj të ulët, duke marrë parasysh që tetëdhjetë përqind e sipërfaqes tokësore në Maldive është më pak se një metër mbi nivelin e detit.

Por lind pyetja se a mund të jetë një qytet normal vetëm në det?

Projekti i Maldiveve synon t’i arrijë të dyja, duke ndërtuar një qytet për 20,000 njerëz në më pak se pesë vjet.

Qyteti i Waterstudio është krijuar për të tërhequr njerëzit vendas me shtëpitë shumëngjyrëshe, ballkonet e gjera me pamjet buzë detit.

Banorët do të lëvizin me varka, mund të ecin, lëvizin me biçikleta ose ngasin skuterë elektrikë përgjatë rrugëve.

Një ndër arrtjet që do të bëhet me këtë projekt do të jetë menaxhimi i mbipopullimit, pasi Maldivet kanë një popullsi shumë të madhe dhe ky ishull lundrues do t’i japë më shumë mundësi për hapësira.

Sipas projektit e gjithë baza do të sigurohet me një shtyllë çeliku dhe betoni nënujor i vendosur në fund të detit, duke i dhënë mundësi qytetit të luhatet lehtë me valët e detit.

Shkëmbinj nënujorë koralorë që rrethojnë qytetin do të ndihmojnë gjithashtu për të siguruar një ndërprerës natyral të valëve, duke krijuar stabilitetin.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA