Kallëzimi ndaj tij në SPAK, Ilir Meta: Nuk më shpërqendron nga detyra si president, as pas 24 korrikut

21/06/2022 12:04

Presidenti Ilir Meta tha sot se nuk i druhet kallëzimeve te tjera në SPAK pas atij penal të regjistruar nga ish-deputeti Halit Valteti sa i përket lobimit të pretenduar me paratë e korrupsionit.

Për gazetën austriake që ka publikuar lajmin, Meta tha  se të gjithë do e marrin përgjigjen e një historie që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.

SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të Halit Valterit sa i përket lobimit të pretenduar me paratë e korrupsionit, që e ka publikuar edhe gazeta austriake. Keni një përgjigje për akuzat?

Ilir Meta: Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni te gjithë, nuk krijojnë asnjë shpërqendrim nga detyrat e presidenti deri në datën 24 korrik, por edhe nga angazhimet e Metës duke nisur nga 25 korriku. Gazeta do e marrë përgjigjen, do të jeni të ftuar në seancat që do zhvillohen atje. Kjo është një histori që as nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA