Osteoartriti (OA) është një çrregullim kronik degjenerativ që aktualisht përfaqëson një nga shkaqet kryesore të paaftësisë në popullatën e moshuar dhe një ankesë e rëndësishme në përgjithësi.

Baza fiz-patologjike e Osteoartritit përfshin një grup kompleks ndërveprimesh ndërmjet faktorëve biokimikë dhe mekanikë. Kjo ka çuar në kërkimin e vazhdueshëm për një skemë ideale të menaxhimit terapeutik për këta pacientë, ku glukozamina është një nga alternativat më të përdorura në mbarë botën për shkak të vetive të saj kondroprotektive të mundshme dhe me efekt afatgjatë.

Përdorimi i saj në osteoartrit është i mirë vërtetuar. Glukozaminë sulfat i kristalizuar në dozë 1500 mg, e bën molekulën e glukozaminë sulfatit më rezistente ndaj hidrolizës dhe arrin në organizëm në përqendrimin e duhur plazmatik për të patur një efekt farmakologjik.

Studimet klinike kanë treguar që glukozaminë sulfati i kristalizuar jo vetëm që ul dhimbjen, por përmirëson funksionimin e gjurit, si edhe ngadalëson progresionin e sëmundjes.

Disa prova që mbështesin diabetogjenezën nga glukozamina mbeten të pakta tek njerëzit dhe deri më sot kjo lidhje duhet të konsiderohet vetëm një mundësi teorike. Në përgjithësi glukozaminë sulfati i kristalizuar ka efekte anësore të lehta dhe kalimtare dhe megjithëse shpesh përshkruhet nga mjeku specialist ajo mund të merret në farmaci pa recetë.

Menaxhimi i dhimbjes në osteoartrit bazohet në trajtime farmakologjike dhe jo farmakologjike. Ibuprofeni është një nga Antiinflamatorët jo steroid më të përdorur në menaxhimin e dhimbjes së osteoartritit.

Kjo si pasojë e efikasitetit dhe profilit te favorshëm të sigurisë me riskun më të ulët për efekte anësore që lidhen me çrregullimet gastro-intestinale ndërmjet gjithë antiinflamatorët e tjerë jo steroid që përdoren.

Është një analgjezik i njohur, si edhe një aleat i besueshëm kundër dhimbjeve dhe inflamacioneve akute dhe kronike. Kombinimi i ibuprofenit me fizioterapinë ka treguar një shkallë përfitimi te pacientët me osteoartrit, por udhëzimet e fundit rekomandojnë përdorimin e glukozaminë sulftatit të kristalizuar në stadet e para të menaxhimit të Osteoartritit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA