Shumicën e kohës, tendencat e modës marrin formën e një siluete (xhinse të ulëta, funde të shkurtra dhe fustane të prera).

Por në vitin 2022, një ngjyrë ka mbretëruar mbi të gjitha: rozë.

Tendenca e modës rozë e vitit 2022 ka pushtuar pothuajse çdo veshje, duke dëshmuar se tendenca e veshjes me dopamine, e cila shmang nevojën për neutrale, nuk kërkon më që të vishni shumë ngjyra në të njëjtën kohë.

Vetëm një, me sa duket, është ngjyra e duhur.

Të shumta kanë qenë vajzat e showbiz-it shqiptar që e kanë zgjedhur këtë ngjyrë, të kombinuar në mënyra të ndryshme.

Bukuroshja Kristina Baki është njëra prej tyre, teksa ka zgjedhur një kostum në ngjyrë rozë ndërsa ishte në pritje të ëmbël.

Dojna Mema është një tjetër vajzë e showbiz-it që ka zgjedhur pikërisht ngjyrën rozë. Moderatorja ka shkëlqyer me një fustan në këtë ngjyrë.

Sarah Berishah sjell gjithnjë trende dhe as këtë herë nuk na ka zhgënjyer. Blogerja ka zgjedhur një set fund e bluzë në ngjyrë rozë, teksa e ka kombinuar më këpucë të së njëjtës ngjyrë.

Beatrix Ramosaj, bukuroshja që gjithnjë mrekullon ndjekësit me look-un e saj, gjithashtu ka zgjedhur një fustan rozë, teksa e ka kompletuar paraqitjen e saj me ton sysh po ashtu në ngjyrë rozë.

Beniada Nishani, një tjetër bukuroshe që ka preferuar ngjyrën rozë, teksa e kemi parë me një fund dhe xhaketë në ngjyrën rozë, teksa korseja që mbante veshur ishte e bardhë me po ashtu lule në ngjyrë rozë.

E fundit në këtë listë, por padyshim shumë e pëlqyer dhe e komentuar, Bora Zemani gjithashtu ka zgjedhur një set në ngjyrë rozë shoqëruar me disa detaje argjendi. Moderatorja është pëlqyer shumë me këtë look me komentet e fansave që nuk kishin fund./ Top Albania Radio

Bora Zemani reagon (tërthorazi) për situatën në 'Big Brother VIP' - Showbiz  dhe TV

Top Channel