Regjizori kanadez fitues Oskari arrestohet për sulm seksual në Itali (fotot)

20/06/2022 17:43

Regjizori fitues çmimi Oscar, Paul Haggis është arrestuar në jug të Italisë si i dyshuar për sulm të rëndë seksual.

Prokurorët e qytezës juglindore të Brindisi thanë se regjizori kanadez i filmave të njohur akuzohet për “plagosje të rëndë personale të kryer ndaj një vajze të re të huaj”.

Agjencitë vendase ANSA e AGI citonin raportimet se Haggis i ka mohuar akuzat me anë të avokatit të tij Michele Laforgia.

“Nis sa më shpejt veprimet, jam krejtësisht i pafajshëm,” kishte thënë producenti sipas avokatit Laforgia, njoftonin agjencitë.

Një tjetër avokate që përfaqëson Haggis, Priya Chaudhry, dha një deklaratë për disa rrjete amerikane ku thuhej se regjizori ishte “totalisht i pafajshëm”.

Kur u pyet nga gazetarët ajo tha: “Sipas ligjit italian, nuk mund të diskutoj për provat e hetimeve”.

“Por jam e sigurt se akuzat do të bien pasi Haggis po bashkëpunon me organet dhe e vërteta do të dalë shpejt jashtë”.

69 vjeçari Haggis, regjizor e skenarist i filmit të 2005 fitues Oscari “Crash”, pritej të merrte pjesë në festivalin Allora Fest që nis nesër në qytezën Ostuni në Brindisi.

Prokurorët thanë se viktima “kishte qëndruar” me Haggis para festivalit.

“I dyshuari i ishte imponuar vajzës së re, të cilën e kishte njohur disa kohë më parë, për të kryer interkurs seksual me të”.

Ata shtonin se pas një prej episodeve vajza ishte detyruar të kërkonte ndihmë mjekësore.

E përditshmja La Repubblica shkruante se Haggis është tashmë në arrest shtëpie në Ostuni.

BBC ka kontaktuar me festivalin Allora Fest por emri i të arrestuarit nuk duket se është në eventet zyrtare të kalendarit.

FOTO GALERI
1/2
"I dyshuari i ishte imponuar vajzës së re, të cilën e kishte njohur disa kohë më parë, për të kryer interkurs seksual me të”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA