Rama policëve doganorë: A mundet të mos i uroni udhëtim të mbarë qytetarëve në kufi? S’kanë pse të ndalojnë

20/06/2022 11:52

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes së ditës së sotme mes dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, i kërkoi policëve doganorë që të mos përshëndesin dhe urojnë qytetarët në kufi.

Gjatë diskutimit rreth marrëveshjeve dhe lehtësirave që krijohen në kufi, Rama tha se një ndalesë nga polica i merr kohë qytetarit dhe krijon vonesa për të shkua në destinacion.

Edi Rama: A mund të bëj një pyetje se kjo fjalia do të kemi disa lehtësira më fut ankthin. Mund ta di nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe gusht. Idea është që qytetari të mos ndalojë kur të shkoj për plazh.

Xhelal Svelça: Herën e fundit që isha në Shqipëri, polici më uroi udhë të mbarë në Vermicë.

Edi Rama: A mundet që policët të mos i urojnë një udhëtim të mbarë qytetarëve e të mos ndalojnë asnjë, mund tja kurseni këtë? Shpresojmë që në korrik qytetarët të vijnë pa ia uruar policia mirëseardhjen e të ketë kontrolle të veçanta vetëm një në 500 makina

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA