Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.

Pak kohë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Si rradhë herë bukuroshja ndan momente nga përditshmëria e saj në rrjete sociale dhe me anë të një ‘Instastory’ Dhurata ka postuar një foto nga ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, Sara Hoxhes, partneres së reperit Ledri Vula. Në foto këngëtarja duket krah të ëmës së saj, ku tregojnë ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën si nënë e bijë.

Dhurata ka postuar një foto, ku duket nën shoqërinë e grimerit Arbër Bytyqi, i cili po kujdeset për make-upin e saj. Gjithashtu bukuroshja ka postuar disa foto të vendit ku ndodhej duke ngritur dyshimet se po punon për një projekt të ri.

Kujtojmë se bukuroshja ka ripostuar në ‘Instastory’ suksesin e një prej këngëve të saj që është bashkëpunimi me reperin e famshëm ndërkombëtarisht Soolking. ‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime dhe së fundmi ka arritur 700 milion klikime. Këtë e ka bërë me dije vetë Dhurata me një postim në ‘Instastory’, ku dhe falenderon të gjithë adhuruesit e muzikës së saj./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA