Cristiano Ronaldo Junior, djali i futbollistit Cristiano Ronaldo, ka festuar ditëlindjen e tij të 12-të, në një festë private me shumë pak persona.
Ishte partnerja e futbollistit Georgina Roudrigez, ajo e cila në Instagram shpërndau disa foto mbresëlënëse nga atmosfera festive.
“Një ditë magjike dhe e veçantë #familje #dashuri”, ka shkruar Rodrigues krahas pamjeve.
Padyshim detajet e festes kishin lidhje me futbollin, pasi Ronaldo Jr po vazhdon rrugën e të atit, duke treguar talentin e tij të veçantë.
Postimi nuk mungoi as nga Cristiano i cili krahas fotos së ëmbël shkruan:
“Urime ditëlindjen djali im! Si po kalon koha…?! A do të luajmë akoma bashkë?! Më e rëndësishmja është që të vazhdosh të jesh një djalosh me zemër të madhe! Babai të do shumë”.
Një ditë më përpara Rodrigues kishte bërë një tjetër postim me shumë fjalë të ndjera ku tregonte dashurinë që ata kanë për djalin e tyre.
“Për një ditë të lumtur dhe një jetë plot momente të mrekullueshme. Mami, babi dhe vëllezërit e motrat do të vazhdojnë të ecin, të bëjnë ski, të fluturojnë, të notojnë, të lundrojnë, të ëndërrojnë, të krijojnë dhe të shijojnë me ju dorë për dore. Jemi shumë krenarë për njeriun e vogël të madh që po bëhesh. Të duam pafundësi ❤”, shkruan ajo krahas fotove.
Ky është djali i madh i futbollistit dhe sipas mediave të huaja ka ardhur në jetë fal një nëne surrogante.
Deri më tani CR7 nuk ka zbuluar identitetin e saj, ndërsa ka thënë se kur të vijë koha do t’ia tregojë të vërtetën djalit të tij.
Top Channel