Në një kohë kur çmimet e ushqimeve janë rritur, vihet re se mënyra se si ato tregtohen, lë për të dëshiruar.

Në tregjet në kryeqytet shihet se si frutat apo perimet qëndrojnë gjatë gjithë ditës në diell, në pritje për t’u blerë nga qytetarët.

Larg kushteve optimale, të vendosura në një qese buzë rrugës, shiten edhe vezë.

“Siguria ushqimore fillon me përzgjedhjen e produkteve të stinës, duke kaluar pastaj në respektimin e kushteve që ato duhet të jenë, pra temperatura, mos të qëndrojnë në diell. Frutat, perimet, duhet të mos jenë në diell. Herë pas here duhet të jenë të spërkatura me ujë, që të jenë të freskëta. Bulmeti duhet blerë në vende ku ka ruajtje frigoriferike, e mira është që të mos blihen në tregje. Sa më pak të jenë produktet qoftë perime apo fruta, që lihen në diell, aq më pak është probabiliteti që të infektohen me salmonelë apo infektime të tjera”, tha Arlinda Garuci, nutricioniste.

Të ndikuar dhe nga rritja e çmimeve, shpesh qytetarët priren që të marrin produktet që kushtojnë më pak.

“Më shumë marrin ato që kushtojnë më pak lekë. Dihet që ai që ka më shumë lekë merr ato me çmime të larta, ai që nuk ka merr ato më lirë”, tha shitësja.

Kushtet e vështira ekonomike e shtyjnë një pjesë të shoqërisë që të mjaftohen me ato produkte, që ndoshta cilësinë nuk e kanë më të mirën por çmimin e kanë të përballueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA