Qazim Mulleti, prefekti shume i njohur i Tiranës, si shumë personazhe të tjerë në historinë e Shqiperisë, është një personazh shumë kontradiktor, kompleks, që në veprimtarinë e tyre politike kanë faqe të bukura dhe të ndritura të aktivitetit te tyre, por që për fat të keq në momente të caktuara të jetës kanë ecur në një drejtim të kundërt me rrymën e duhur të historisë.
Pavarësisht zemrës së tij patriotike, krenarisë kombëtare, posti që mbante ia rëndoi peshën e emrit në shërbim të pushtuesit. Exclusive i kushton sot një dokumentar të vërtetave të tij.
Historiani Paskal Milo: Qazim Mulleti, është një personazh ..shumë kontradiktor, kompleks,
Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit: Mustafa Greblleshi e ka qarë, që ka bërë kujtimet e veta .. unë thoshte kisha një dell për të shkruar e u bashkova me Lëvizjen Komuniste. Më kapën dhe më mori Qazimi më tha, dëgjo se je djali i filanit, të ka marrë koka erë, ke talent. A po shkon në Itali? Shih kulturën dhe shkollohesh.
Armiqësia me bolshevizmin dhe bëmat e tij në Europë si antagonist me regjimin e Zogut janë vetëm njëra anë e figurës së Prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit. Të afërmit e tij kanë gjithë të drejtën e botës të kërkojnë rishikimin edhe njëherë të profilit të tij historiko- politik. Të kërkojnë një interpretim objektiv dhe realist pa emocione personale; por a e çliron prefektin e Tiranës, figurën me të cilin ne jemi mësuar të qeshim me groteskun e tij komik prej zgjedhjes që ai bëri, për të qenë në krah të një regjimi okupator sic ishin nazi-fashizmi? Cili ishte Qazim Mulleti? Po roli i tij politik dhe njerëzor gjatë L.II.B. në një vend të vogël si Shqipëria?
QAZIMI, E VERTETA E PREFEKTIT
Sonte në Exclusive ora 20:15.
Top Channel