Një ditë para mbledhjes së dy qeverive/ ​Rama viziton prindërit e Thaçit, merr dhuratë flamurin kuq e zi dhe plisin

19/06/2022 21:38

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot pasdite ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Burojë.

Ai ka qëndruar për rreth 20 minuta së bashku me katër ministra të tij, derisa është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Rama me këtë rast mori dhuratë nga familja e Thaçit flamurin kombëtar kuq e zi.

Ai gjatë kësaj vizite ka marrë disa dhurata nga familja e ish-presidentit, në mesin e tyre edhe plisin e bardhë shqiptar.

Komente për vizitën e të parin e Qeverisë së Shqipërisë kishte edhe ish-kreu i Skenderajt.

“Kënaqësi e madhe që ta presim në konakun e Bacës Haxhi Thaçi, mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Edi erdhi në vizitë për të nderuar familjen e Presidentit Hashim Thaçi por edhe gjithë komunën tonë. Në shenjë nderimi dhe respekti për vizitën, kryeministrit Edi Rama i dhurova flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA