I famshëm nga Antikiteti si vendlindja e perëndeshës Artemis dhe perëndisë Apollon dhe tashmë vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ,Delos, ishulli i vogël i pabanuar i Cyclades, në perëndim të Mykonos, lëshon sinjalin e rrezikut të erozionit dhe përmbytjes .
Në dimër, me çdo stuhi, deti përmbyt portin historik dhe një pjesë të ishullit. Brenda një shekulli , për shkak se niveli mesatar i Detit Mesdhe është rritur nga 50 centimetra në 1.50 metra në varësi të vendit, një pjesë e madhe e monumenteve të tij janë tashmë në nivelin zero. Përballë kësaj fatkeqësie historike arkeologët përpiqen të shpëtojnë pjesët më të çmuara të skulpturave dhe ndërtimeve prej mermeri.
“Të humbasësh këto monumente është të humbasësh një trashëgimi, por është gjithashtu të humbasësh informacionin shkencor”, tha Helene Kyiriakidis, pedagoge e Arkeologjisë Greke në Universitetin e Sorbonës.
Çdo ditë, mijëra turistë mbërrijnë ,por pak e kuptojnë se ata mund të jenë brezi i fundit që mund të vizitojë ishullin e Trashëgimisë Botërore në tokë të thatë.
“ Jemi pak të tronditur kur shohim se çfarë po ndodh tani për shkak të ngrohjes globale dhe çfarë i kemi bërë planetit”, tha një turiste.
Me mijëra ishujt e saj, Greqia është në vijën e parë të ngrohjes globale dhe në qendër të ndryshimeve klimatike ndaj dhe Delos u zgjodh si një vend për të simbolizuar rritjen e nivelit global të deteve.
“Gjithçka do të zhduket, aty ku janë njerëzit… ku luan orkestra, gjithçka do të jetë nën ujë në vitin 2050. Kjo është e sigurt… për fat të keq”, tha Kostas Synolakis , Drejtor i Komitetit Kombëtar të Mjedisit në Greqi.
E vendosur në tregun e faltores së Apollonit që do të fundoset së shpejti, Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian performoi katër sezonet e Vivaldit në një Iniciativë të Ndërgjegjësimit Global të NASA-s mbi nevojën urgjente për të mbrojtur planetin.
Top Channel