15/11 18:07
“Mall per Gent Demaliajn”, koncerti që solli dhe një herë në skenë disa nga këngët emblematike nga grupi i Djemve të Detit.
Koncerti erdhi si një kujtim nga Edea Demaliaj në ditën e lindjes së babait të saj dhe solistit të grupit Gentian Demaliaj.
Malli dhe nostalgjia për Djemtë e Detit mbushi sheshin Gjergj Kastrioti plot duke shijuar dhe kënduar së bashku çdo këngë të tyre.
Publiku lezhjan dhe ata që janë rritur me këtë grup flasin me nostalgji për ta dhe duke kërkuar që të tilla koncerte të jenë më prezente në Lezhë.
Top Channel