Ana Maria Markovic mund të konsiderohet pa frikë si futbollistja më e bukur në botë, edhe pse asaj ky titull nuk është se i pëlqen shumë.
Sulmuesja nga Kroacia dhe që luan për klubin e Grasshopper në Zvicër thekson se mediat nuk mund të përqëndrohen vetëm te fiziku i saj, por duhet të merren me aspektin sportive.
Ndër të tjera, 22-vjeçarja që fitoi edhe më shumë vëmendje pas debutimit me kombëtaren kroate shprehet se e marrin në telefon njerëz që shtiren sikur janë agjentë ndërsa shton se ajo e di shumë mirë arsyen e vërtetë të këtyre telefonatave.
“Nuk e kam bezdi kur më thonë se jam e bukur, e vlerësoj komplimentin. Por, nuk më pëlqejnë disa artikuj ku më cilësojnë vetëm si “futbollistja sexy”. Kjo i bën të tjerët të mos më shohin si futbolliste dhe diçka e tillë nuk është e mirë për mua dhe familjen time. Kam marrë shumë telefonata nga njerëz që shtiren sikur janë trajnerë apo menaxherë. Unë e di shumë mirë se çfarë duan ato. Nuk më kanë parë kurrë të luaj futboll dhe gjykojnë vetëm pjesën e jashtme, për mua është një mëkat i madh. Por, ndonjëherë më vijnë edhe mesazhe qesharale nga persona të cilët ofrohen të më pastrojnë këpucët pas ndeshjes apo stërvitjeve”, tregon Markovic.
Në fund, 22-vjeçarja tregon se idhulli i saj është Cristiano Ronaldo, por shton se edhe bashkëkombasi i saj, Luka Modric është një shembull shumë i mirë.
“Modric është një model shumë i mirë për mua, është një futbollist i kalibrit botëror dhe përfaqëson Kroacinë. Edhe në futbollin e femrave ka lojtare shumë të mira, por idhulli im është Cristiano Ronaldo. Është shumë i disiplinuar, në sport është shumë e rëndësishme të japësh maksimumin dhe të duhet një mentalitet si i Ronaldos”, u shpreh Ana Maria Markovic./ SuperSport
Top Channel