“Kam momentet e mia të ankthit, të pasigurive”/ Alban Skënderaj tregon “çmimin” që paguan për famën

18/06/2022 22:51

Artisti i suksesshëm në botën e muzikës, Alban Skënderaj ka rrëfyer se ashtu si çdo njeri, ka edhe ai uljet dhe ngritjet e jetës, momentet e ankthit apo të pasigurive.

Në një intervistë ndryshe sonte në “A Live Night”, Albanai tregoi se reflekton shumë për faktin që perfeksioni nuk ekziston dhe se lumturia nuk gjendet tek fama. Ai tha se përveç anës së mirë të të qenurit i famshëm, ka edhe një “çmim” që duhet të paguajë, siç është mungesa e privatësisë në publik.

Perfeksioni nuk ekziston. Lumturia vjen me grimca te çdo njeri. Nuk ka artist, nuk ka të famshëm, nuk ka milioner në botë që është i lumtur në atë konceptin platonik. Lumturia gjendet diku tjetër. Unë reflektoj për këtë shumë dhe mundohem të ri-dimensionoj veten. Si çdo njeri kam momentet e mia të ankthit, të pasigurive.  Që të jesh artist ka një çmim, pavarësisht shumë benefitieve dhe përparësive. Asgjë nuk të ofron ky univers pa të marrë diçka. Asgjë nuk të merr, pa të dhënë diçka. Unë shpesh kufizohem kur dal me fëmijët e mi kur dal në ambiente me shumë njerëz. Jo se më bezdisin, se nuk jemi të nivelit hollivudian por psh. vajza nuk e përjeton si gjë normale, nuk e përjeton akoma. Kjo është ajo që në duam, bashkë me benefitet vjen edhe një sakrificë për tu paguar, patjetër”, tha Albani sonte në “A live night”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA