Mëngjeset e bukura në Shirokë dhe freskia e Liqenit të Shkodrës u ndërthurën me tingujt e muzikës  së profesor Lorenc Radovanit dhe Bert Naraçit.

aPër dy ditë me radhë, në Shirokë–Zogaj u festua “Festa e Liqenit të Shkodrës” e konceptuar si një promovim për turizmin në këto zona duke nisur me gatimet tradicionale.

Sportet e ujore janë pjesë e pandarë e Shkodranëve. Liqeni më i madh në Ballkan duhet të vizitohet edhe për biodiversitetin e shumëllojshëm që ka.

Festa mbaron, turistët shkojnë e vijnë ndërkaq Liqeni i Shkodrës mbetet sërish këtu. I bukur por me probleme të shumta prandaj Bashkia e Shkodrës dhe qeveria Shqiptare duhet të bashkëpunojnë për ta shpëtuar njëherë e mirë nga keqmenaxhimi që po i bëhet vit pas viti.

 

Top Channel