Vazhdojnë në rritje rastet e reja me koronavirus, 115 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

17/06/2022 16:21

115 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 556 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas MInistrisë së Shëndetësisë, kanë rezultuar 77 raste me Covid 19 në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Mat, Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Berat, Skrapar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Statistika (17 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 115
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 556

Testime totale 1,837,228
Raste pozitive 277,141
Raste të shëruara 273,077
Raste Aktive 567
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 429
Vlorë 45
Fier 36
Durrës 13
Gjirokastër 10
Lezhë 9
Korçë 8
Berat 6
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA