
Rodolfo Vanoli nuk do të jetë më trajner i Dinamos. Tekniku italian, që drejtoi blutë e kryeqytetit në javët e fundit të kampionatit dhe nuk ia doli t’i mbajë në elitën e futbollit shqiptar, nuk do të rikthehet më në pankinën e Dinamos për sezonin e ardhshëm.
Ndonëse në javët e fundit Vanoli deklaroi se ka një projekt afatgjatë me drejtuesit dhe se në sezonin e ri do të synojnë triumfin në Kupën e Shqipërisë dhe ngjitjen në Superiore, duket se në klubin dinamovit nuk kanë pasur plane të njëjta me italianin.
Ka qenë vetë klubi i Dinamos, që në një komunikatë zyrtare, ka njoftuar se është në negociata me disa emra, për të gjetur trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, duke lënë të kuptohet se me Vanolin është mbyllur gjithçka.
Top Channel