Si t’i shpëtosh vapës? Në Angli e Francë njerëzit u drejtohen shatërvaneve dhe parqeve

17/06/2022 22:25

Franca dhe Spanja po përjetojnë prej një jave një valë të nxehti rekord, me temperatura që kanë shkuar deri në 43 gradë.

Por po kaq të larta temperaturat po ndihen edhe ne Londër, ku sot u regjistrua dita më e nxehtë. Për t’i bërë sadopak të durueshme këto temperatura, qytetarët në Londër kanë mbushur shatërvanet.

Edhe ne Francë sheh të njëjtën pamje, përveç shatërvaneve, çdo hije peme është një cep i mirë për t’i shpëtuar vapës së padurueshme.

Temperaturat e larta në Spanjë dhe Francë vënë në pah frekuencën në rritje të valëve të të nxehtit në Evropë.  Moti i nxehtë është në përputhje me paralajmërimet e shkencëtarëve se valët e të nxehtit do të jenë më intensive dhe dhe më të hershme falë ndryshimeve klimatike.

Në pak më shumë se dy dekada, kontinenti ka përjetuar pesë verat e tij më të nxehta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA