Ekspozita simbolike me tematik “Personalitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” vjen për herë të parë në Vlorë ne ambientet e galerisë së qytetit.
Me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të artit dhe kulturës si dhe prezantimin e 52 fotografiv .
Ekspozita me fokus kushtuar të gjithë patriotëve që punuan me përkushtim dhe atyre që dhanë jetën për realizimin e programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet 1877-1885.
144 vite më parë u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit Besëlidhja e Prizrenit për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar.
Prezent në këtë aktivitet ishte dhe Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit Kosovë, Vjollca Aliu e cila në fjalën e saj foli për marrëveshjen dhe bashkëpunimin mes Republikës së Qeverise së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në aktivitet foli dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të monumenteve të Kulturës Vlorë, Orges Feimi i cili në fjalën e tij përshëndeti të ftuarit si dhe foli rreth ekspozitës dhe bashkëpunimit të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptare.
Ekspozita Personalitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u prezantua sot në qytetin e Vlorës por nuk do të përfundojë këtu pasi në fund të vitit në muzeun e Pavarësisë Vlorë pritet të prezantohet ekspozita mbi jetën dhe veprën e Isa Boletinit por edhe ekspozita të tjera.
Top Channel