Shqipëria bëhet gati për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Oran të Algjerisë nga data 24 qershor deri më 7 korrik.
Ekipi olimpik shqiptar që do të marrë pjesë atje do të jetë i përbërë nga 29 sportistë dhe jo nga të gjitha federatat sportive olimpike, kjo edhe për shkak të buxheteve vjetore të cilat janë shpërndarë shumë vonë nga ministria e sportit.
Do të marrin pjesë sportistët që kanë mundësi për të arritur rezultate dhe për të marrë medalje. Ditën e premte të gjithë sportistët pjesëmarrës në këto lojëra kanë firmosur edhe një kontratë me Komitetin Olimpik duke nisur zyrtarisht edhe angazhimin e tyre për këto lojëra.
Ndërkohë, mëngjesin e së dielës kryeministri i vendit do t’i dorëzojë flamurin, flamurtarëve, një sportiste femër dhe një mashkull, të këtyre Lojërave Mesdhetare përpara nisjes për në Algjeri.
Top Channel