Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Varhelyi: Shpresojmë të vendoset për çështje ditësh

17/06/2022 14:32

Komisionerin për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi gjatë konferencës për shtyp lidhur me rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, dha një lajm të mirë këtë të premte për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se nuk duhet të pritet më për arsyet e brendshme politike të Bullgarisë, e cila ka krijuar një ngërç prej kohësh në këtë proces.

Ne shpresojmë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kenë konferencën e tyre të parë ndërqeveritare në momentin që flasim dhe që ne nuk do të na duhet të presim më për arsye të brendshme politike në Bullgari. Dhe shpresoj shumë shpresë, që ne po flasim për çështje ditësh, sesa çështje muajsh, apo vitesh”, tha Verhelyi.

Ditë më parë Varhelyi theksoi se “Ballkani i Hapur” është një mundësi e mirë për rajonin. Në fjalën e tij gjatë samitit në Ohër, Varhelyi tha se e sheh këtë nismë si një mundësi të mirë për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës së dytë në Shqipëri pas marrjes së detyrës si komisioner i Zgjerimit të BE-së ai sugjeroi ne shqiptarët duhet të vijojnë të presim të durueshëm.

Top Channel