Vaksinat e Moderna dhe Pfizer/BioNTech të Covid 19 tani janë të autorizuara për përdorim urgjent tek fëmijët e vegjël.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zgjeroi autorizimet për vaksinat të premten për të përfshirë fëmijët deri në 6 muajsh.

Megjithatë, injeksionet nuk mund të bëhen derisa këshilltarët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të votojnë nëse do t’i rekomandojnë ato, një votim i tillë është planifikuar për të shtunën. Shtëpia e Bardhë ka thënë se vaksinimet për fëmijët më të vegjël mund të fillojnë javën e ardhshme.

Vaksina e Moderna-s tani është e autorizuar për përdorim tek fëmijët nga 6 muaj deri në 17 vjeç dhe ajo e Pfizer/BioNTech për fëmijët nga 6 muaj deri në 4 vjeç.

Rreth 17 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç tani kanë të drejtë për vaksinat kundër Covid 19. Më parë, vaksina Pfizer/BioNTech ishte e autorizuar për personat 5 vjeç e lart dhe e miratuar për 16 vjeç e lart, dhe vaksina e Moderna ishte e autorizuar vetëm për të rriturit.

 

 

 

 

 

Top Channel